OBSH e shqetësuar për lehtësimet e kufizimeve në ndeshjet e EURO 2020

schedule08:56 - 23 Qershor, 2021

schedule 08:56 - 23 Qershor, 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin në lidhje me lehtësimin e kufizimeve në disa prej vendeve pritëse të EURO 2020. Agjencia e OKB-së, e cila refuzoi të përmendte vendet, tha se “disa stadiume që organizojnë turneun aktualisht po rrisin numrin e tifozëve që lejohen për të parë një ndeshje”.

“Në disa prej qyteteve pritëse, rastet e COVID-19 kanë shënuar rritje ,”  tha për AFP në një deklaratë me shkrim Robb Butler, drejtori ekzekutiv i OBSH Europë.

Komentet vijnë ndërsa autoritetet britanike njoftuan të martën se më shumë se 60,000 tifozë do të lejohen në gjysmëfinale dhe finale të Kampionatit Europian në Stadiumin Wembley. Ndërkohë në marrëveshjen e  miratuar nga UEFA ishin planifikuar 40,000 tifozë fillimisht.

Në Danimarkë, janë zbuluar 29 raste për shkak të ndeshjeve të EURO 2020 që po zhvillohen në Kopenhagen, sipas një njoftimi nga autoritetet daneze.

OBSH ka bërë thirrje për të marrë masa në zonat ku infeksionet  janë  në rritje.

“Ne duhet të veprojmë shpejt duke rritur testimin gjurmimin e kontakteve dhe përshpejtimin e vaksinimit midis personave më të rrezikuar,” tha OKB./abcnews.al