OBSH, duke analizuar vaksinën e Rusisë për Covid-19: Nëse plotëson kriteret, aprovohet

schedule16:04 - 13 Nëntor, 2020

schedule 16:04 - 13 Nëntor, 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë në kontakt me institutin rus që qëndron pas vaksinës për koronavirusin, the Sputnik-V.

Lajmin e ka konfirmuar agjencia për CNN, në një deklaratë të dhënë të premten në mëngjes.

Fondi i pasurisë sovrane të Rusisë njoftoi të mërkurën se një analizë e hershme e të dhënave nga vaksina Sputnik-V del në përfundimin se kandidatja është 92% efektive.

“OBSH ka qenë në kontakt me Institutin e Kërkimit Gamaleya të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë, i cili shprehu interes për të aplikuar për listën e përdorimit emergjent dhe ne shpresojmë të marrim të dhënat për vaksinën e tyre kandidate Sputnik V,” tha OBSH në një deklarate.

“Nëse produkti i paraqitur për vlerësim i plotëson kriteret, OBSH do t’i publikojë rezultatet gjerësisht,” thuhet më tej në deklaratë.

“Kohëzgjatja e procesit për autorizim për përdorim emergjent varet nga cilësia e të dhënave të paraqitura nga prodhuesi i vaksinave dhe nga ato të dhëna që plotësojnë kriteret e OBSH-së.”

Vaksina ruse ka shkaktuar jo pak polemika.  Deklaratat e Moskës, se ajo është 92% efektive janë përballur me perëndimorët skeptikë, ndërsa testet e fazës së tretë vijojnë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!