Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

OBSH: Duhen 45 miliardë dollarë shtesë për të vaksinuar të gjithë popullsinë vitin e ardhshëm

schedule15:34 - 4 Maj, 2021

schedule 15:34 - 4 Maj, 2021

Skema COVAX për zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19 ka siguruar 19 miliardë dollarë më pak se objektivi fillestar prej 22 miliardë dollarësh brenda vitit, sipas kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Gjatë një konferencë, ai tha se nevojiten  35 miliardë dollarë  deri në 45 miliardë dollarë shtesë gjatë vitit të ardhshëm për të bërë të mundur që shumica e të rriturve në të gjithë botën të vaksinohen.

Shefi i OBT-së u kërkoi kombeve të G7 të financonin për rimëkëmbjen globale të koronavirusit, duke thënë se kriza nuk mund të zgjidhet në të gjithë botën nëse nuk kontribuon secili.

“Vendet e G7 duhet të udhëheqin një përpjekje globale për të përshpejtuar vaksinimin kundër Covid-19 në të gjithë botën.

COVAX (aleanca globale për të siguruar qasje të barabartë në shpërndarjen e vaksinave Covid-19) ka nevojë urgjente për 20 milion doza gjatë tremujorit të dytë të 2021 për të kompensuar ndërprerjet në furnizimin e vaksinave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!