OBSH do të bashkëpunojë me Kinën për origjinën e Covid

schedule15:29 - 5 Shkurt, 2022

schedule 15:29 - 5 Shkurt, 2022

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një deklaratë të shtunën tha se kishte diskutuar me kryeministrin kinez Li Keqiang për të bashkëpunuar mbi origjinën e COVID-19, një temë që ka tensionuar marrëdhëniet e Pekinit me Perëndimin, shkruan Reuters

Tedros Adhanom Ghebreyesus i ka bërë prej kohësh presion Kinës që të jetë më transparente në të dhëna dhe informacione në lidhje me origjinën e virusit.

“Jam shumë i lumtur që do të takohem me kryeministrin Li Keqiang”, shkroi Tedros në Twitter. “Ne diskutuam  rreth COVID-19 dhe nevojës për të vaksinuar 70% të popullsisë, tha ai, duke iu referuar fushatës së OBSH-së për akses të barabartë të vaksinave në mbarë botën.

“Ne diskutuam gjithashtu nevojën për një bashkëpunim më të fortë për origjinën e virusit,” shtoi ai.

OBSH-ja krijoi vitin e kaluar Grupin Këshillimor Shkencor mbi Origjinën e Patogjenëve të Rinj (SAGO) dhe i bëri thirrje Kinës për të ndihmuar në çdo hetim të ri.

Kina nuk pranoi, duke përmendur rregullat e privatësisë së pacientit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!