Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dënuar sulmet ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe magazinave ushqimore në Ukrainë, sipas The Guardian.
.@WHO unequivocally condemns the continued increase in attacks on health care in #Ukraine. They must stop. To date, WHO has verified 147 attacks, including 73 people killed, and 53 injured. War will not be a solution. Once again, I call on Russia to end the war.
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) April 19, 2022
“OBSH dënon rritjen e vazhdueshme të sulmeve ndaj kujdesit shëndetësor në Ukrainë. Sulmet duhet të marrin fund. Deri më sot, OBSH ka verifikuar 147 sulme, duke përfshirë 73 njerëz të vrarë dhe 53 të plagosur.
Lufta nuk është një zgjidhje. Edhe një herë i bëj thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës,” shkroi OBSH në një postim në Twitter.
/abcnews.al