Organizata Botërore e Shëndetësisë se po shqyrton aplikimin e certifikatave elektronike për personat e vaksinuar, pasi Britania e Madhe miratoi vaksinën e parë anti-Covid.
“Jemi duke vlerësuar me kujdes përdorimin e teknologjisë në përgjigjen ndaj koronavirusit dhe një mundësi është si të bashkëpunojmë me vendet anëtare rreth një certifikate elektronike vaksinimi”, shpjegoi një nga ekspertët e OBSH-së.
Aplikimi i certifikatave elektronike të vaksinimit konsiderohet nga shumë ekspertë si një mënyrë për t’iu kthyer jetës normale, por shumë të tjerë e quajnë atë një shkelje të të drejtave të njeriut./abcnews.al