Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme fshatin Obot, në Shkodër i cili ka shfaqur më shumë problemr për shkak të përmbytjeve.
“Ajo që më shqetëson është se në këtë zonë do të ketë reshje intensive sipas parashikimeve. Ajo që ka rëndësi është që nuk ka banesa të dëmtuara, bagëti të dëmtuara dhe lëvizshmëria deri tani ka qenë e garantuar.
Do të vazhdojmë sigurinë që askush të mos ketë probleme në raste emergjence, po ashtu do të sigurohen ndihma. Besoj që 24 orët që kemi përpara janë më problematike”, tha Rama.
Gjithashtu ai theksoi se situata vijon të jetë në kontroll dhe se dëmet janë minimale.
“Orët e ardhshme priten të ketë reshje shumë intensive në zonën e Shkodrës, që krejt ndryshe nga përmbytja e frikshme e janarit 2010, kur me më pak reshje se këtë herë u evakuuan nga banesat mbi 10 mijë njerëz e mijëra krerë bagëti dhe qyteti u bllokua plotësisht nga uji, si rezultat i menaxhimit kriminal të kaskadës së Drinit e i bllokimit total të kanaleve kulluese.
Sot situata vazhdon të jetë nën kontroll dhe dëmet janë minimale, pikërisht sepse është punuar vitet e fundit me zhbllokimin e kanaleve kulluese si edhe menaxhimi i kaskadës po bëhet me profesionalizëm të lartë”, shprehet Rama.
/vijon…