Oboti del nga izolimi pas 43 ditësh, banori: Më ikën lekët e djalit, tani do ta pësojnë konsumatorët

schedule19:06 - 23 Shkurt, 2021

schedule 19:06 - 23 Shkurt, 2021

Nga Simon Shkreli

Pas 43 ditësh i izoluar totalisht Obotit ka dalë nga izolimi prej përmbytjeve. Tani do përballen me fazën e dytë atë të rikuperimit të dëmeve. Me shpresë se mund të ketë ndonjë dëmshpërblim.

Banorët e Obotit kanë nisur të lëvizin lirshëm pa varka. Njëri prej banorëve, Jakë Pemaj i cili ka humbur të gjithë të mbjellat dhe muajt në vazhdim nuk mund të mbjellë dot më pasi nuk ka më para. “7 milionë lekë dëm kam investuar dhe lekët e djalit që kam në Itali, me ngrit sera. Të ardhura të tjera s’kam më. Para vjeshtës nuk mbjellim dot gjë, s’ka lekë”.

Efekti i dëmeve të produkteve bujqësore është zinxhir pasi konsumatorët do të paguajnë produktet më shtrenjtë. “Kjo është dëm i përgjithshëm. Se nuk kemi ç’të çojmë në treg. Ata i marrin gjërat më shtrenjtë”.

Me ndryshimin e  motit këta banorët po presin dhe grupet e verifikimit të dëmeve të Bashkisë. Por si duhet në Anën e Malit ata ende nuk kanë shkuar. “Kam vreshta, e përmbytur është të vlerësohen”.

Bashkia e Shkodrës ka nisur verifikimet për dëmet dhe procesi është në vijim. Por mësohet se fatura deri më tani e dëmeve financiare ka shkuar mbi 3 milionë euro./ db/ ABcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!