Milani i është rikthyer pistë Andrea Cistana. 23-vjeçari i Brescias cilësohet si një ndër lojtarët më premtues të prapavijës. Kuqezinjtë e pëlqejnë prej kohësh dhe BresciaOggi raporton se drejtuesit e “Djallit” i janë rikthyer sërish kësaj piste.
Trajneri Pioli ka nevojë për përforcime në repartin defensiv dhe Cistana cilësohet si investimi i duhur për kuqezinjtë. Ky i fundit është grumbulluar me kombëtaren e Mancinit, por nuk ia ka dalë ende të debutojë me të kaltrit.
Problemi i vetëm mbetet dëmtimi i lojtarit. Cistana ka kryer një operacion në gjurin e tij dhe akoma nuk është e sigurt koha se kur do të rikthehet në fushën e blertë. /abcnews.al