Objektivi i përbashkët për sulmin, Barcelona i hap probleme Interit

schedule18:45 - 22 Janar, 2020

schedule 18:45 - 22 Janar, 2020

Antonio Conte po pret Oliver Giroud, por kampioni i botës mund të përfundojë në Spanjë. Mundo Deportivo raporton se Barcelona po tenton të arrijë akordin me Chelsea dhe vetë lojtarin për t’i dhuruar trajnerit Setien zëvendësuesin e Luis Suarez.

Goleadori uruguaian pritet të mungojë rreth katër muaj dhe drejtuesit e kampionëve të Spanjës kanë hedhur sytë nga francezi. Në listë janë edhe emra si Aubameyang dhe Lautaro Martinez, por është më e lehtë mbërritja te Giroud në këto momente.

32-vjeçarit i përfundon kontrata me “Blutë e Londrës” në fund të këtij sezoni dhe nuk po përfiton shumë hapësira nga trajneri Lampard. Giroud nuk dëshiron të humbasë grumbullimin me Francën në Europian dhe është gati të nisë një aventurë të re. /abcnews.al

 

Oliver Giroud