Objektivi i madh i verës, Juventusi tenton sulmuesin e kombëtares angleze

schedule19:18 - 5 Shkurt, 2021

schedule 19:18 - 5 Shkurt, 2021

Juventusi tentoi të merrte një pykë në merkaton e dimrit, por gjithçka u shty për verën e ardhshme. “Kemi Moratën, por edhe alternativa të tjera për atë pozicion. Alvaro është qendërsulmuesi modern që donim. Ia dolëm ta rikthenim në shtëpi dhe po na ndihmon shumë.

Ai nuk është një sulmues statik, i pëlqen të lëvizë, kombinon bukur me shokët dhe di të sulmojë mirë hapësirat“, u shpreh trajneri Pirlo katër ditë më parë. Gjithsesi, kampionët e Italisë kanë piketuar goditjen që pritet të bëjnë në seksionin e ardhshëm të merkatos.

Dëshira e bardhezinjve quhet Markus Rashford, sulmuesi i Manchester United dhe kombëtares angleze. 16 gola ka shënuar këtë sezon në të gjithë kompeticionet 23-vjeçari. Në garë për të është edhe Barcelona, teksa “Djajtë e Kuq” duan 80 milion euro për ta lënë të lirë lojtarin. /abcnews.al