Objektivi i madh i mesfushës, Manchester United merr lajme të mira nga Spanja

schedule14:29 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 14:29 - 14 Dhjetor, 2019

Manchester United tentoi gjatë verës së kaluar për të blerë Saul Niguez, por Atletico Madrid refuzoi mundësinë e shitjes së mesfushorit. Solskjaer pëlqen shumë 25-vjeçarin dhe “Djajtë e Kuq” po tentojnë sërish për ta transferuar në Premier League.

Situata ka ndryshuar dhe “Colchoneros” mund të heqin dorë nga Saul Niguez. Kështu raporton Telegraph, që thekson se klubi spanjoll është gati të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit për shumën e 100 milionë eurove.

Dy klubet janë gati për të nisur negociatat, teksa Solskjaer dhe tifozët e Manchester United shpresojnë që të arrihet sa më shpejt marrëveshja përfundimtare. /abcnews.al

Saul Niguez duke festuar një gol kundër Barcelonës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!