Willian është një ndër lojtarët që i përfundon kontrata me Chelsea në fund të këtij sezoni. Braziliani ofensiv e ka shprehur disa herë publikisht dëshirën për të qëndruar te skuadra e Lampard, por “Blutë e Londrës” kanë të tjera plane.
Tottenham dhe Juventus janë të interesuara për shërbimet e 31-vjeçarit, teksa një tjetër klub e pëlqen shumë atë. The Sun raporton se Atletico Madrid i ka bërë një ofertë sulmuesit të djathtë, i cili po e vlerëson.
Willian është pjesë e Chelsea prej vitit 2013 kur erdhi nga rusët e Anzhi. Trajneri i skuadrës “Colchoneros”, Diego Simeone e sheh si një përforcim ideal dhe shpreson që lojtari latin të pranojë propozimin e klubit spanjoll. /abcnews.al