Objektivi i Atletico Madrid, mbrojtësi i Gjermanisë “lë thatë” Simeonen

schedule17:59 - 4 Gusht, 2020

schedule 17:59 - 4 Gusht, 2020

Matthias Ginter është një nga objektivat e Atletico Madrid. Diego Simeone e cilëson qendërmbrojtësin e M’Gladbach, ekip që e mbylli Bundesligën në vend të katërt dhe siguroi kualifikimin në Champions, si përforcimin e duhur për repartin defensiv.

26-vjeçari, autor i një goli në 29 ndeshje të zhvilluara me Gjermaninë, lë thatë trajnerin argjentinas në një prononcim për Kicker, aty ku konfirmon dashurinë për klubin aktual dhe mohon largimin.

Nuk kam ndërmend të largohem nga M’Gladbach. E di situatën time dhe faktin disa klube interesohen për mua, por ndihem për mrekulli te kjo skuadër“, thekson mbrojtësi i kombëtares gjermane. /abcnews.al