Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ndodhet prej ditës së djeshme në Berlin dhe pasditen e sotme do të marrë pjesë në “Mercedes-Benz Arena” me mbështetësit e tij të zjarrtë që po nxitojnë të rezervojnë biletat për të parë nga afër fjalimin e tij.
I’m so inspired by the @ObamaFoundation leaders I met today in Berlin. These young people are putting in the work to strengthen our communities and move democracy forward. pic.twitter.com/NNP92D2P2F
— Barack Obama (@BarackObama) May 2, 2023
“Një mbrëmje me Barack Obamën për sfidat dhe mundësitë e mëdha të kohës sonë”, titullohet eventi me biletat që arrijnë në 600 euro, sipas shtypit gjerman.
Biletat më të lira, prej 61.10 euro dhe 83.10 euro tashmë janë shitur. Por nëse dikush dëshiron ta shikojë Obamën nga afër, do t’i duhet të gërmojë thellë në xhepat e tyre.
Konkretisht, për të marrë të ashtuquajturën “Bileta e Artë”, do të duhet të paguani shumën prej 600 euro. Kjo përfshin një pijë, darkë në restorantin e arenës dhe një vend në rreshtin e tretë ose të katërt nga skena.
Vor seinem Arena-Auftritt in Berlin hat sich der ehemalige US-Präsident Barack #Obama mit seiner früheren Amtskollegin Angela Merkel zum freundschaftlichen Abendessen getroffen. Mit Olaf Scholz steht ein Business-Lunch an.https://t.co/6TCghgx1mk
— DER SPIEGEL (@derspiegel) May 3, 2023
Por ka edhe një favor për ata që duan të bëjnë një foto me ish presidentin amerikan, por me çmim prej 2500 euro.
Me marrjen e “Vip Pass Ekskluzive”, do të mund të bëni një selfie me Barack Obamën. Natyrisht, truprojat e ish-presidentit amerikan si dhe agjentë sekretë do të jenë në krah të tij duke kryer një kontroll të gjerë për arsye sigurie, sipas mediave të vendit.
/abcnews.al