Kënga më e fundit e reperit Mozzik, Madona ka ngjallur debate të shumta për shkak të fjalëve banale të përfshira në tekst. Klajdi Musabelliu i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” tha se muzika në vendin tonë e ka “humbur rrugën”, ndërsa e konsideroi këngën e reperit një provokim.
Ai tha se artistët duhet të jenë më të kujdesshëm, për shkak se janë figura publike dhe dashur pa dashur ndikojnë në opinionin publik.
“E para këtu nuk ka flitra, muzika e ka humbur rrugën, këtu bëhet gjithçka për të dalë në ekran dhe për të qenë në qendër të vëmendjes. Dhe antireklama vazhdon të mbetet reklamë, por gjithashtu nuk ka dhe institucione.
Kur jam përpara medias dhe ekranit përpiqem të jap shembullim më të mirë. Këtë këngë e dëgjova në traget kur po vija nga Italia dhe se kisha idenë ca bëhej këtu dhe ngela. Nuk është se nuk dëgjoj muzikë me sharje, me pistoleta apo kallashe, por në rastin konkret është një provokim shumë i madh.”, tha Klajdi.
Këngëtarja Eltina Minarolli vuri theksin dhe tek kujdesi që duhet të kenë televizionet dhe radiot ndaj transmetimit të këtyre këngëve. “Fëmija hap kanalin automatikisht, del Mozziku dy her tre herë dhe kështu ai mendon se ky është këngëtari që duhet të dëgjohet sepse ky ka famë. Ndërkohë që ka edhe artistë të tjerë pa fund, prandaj duhet të jetë dhe kujdesi tek radiot dhe televizionet, duhet të kenë një filtër.“. tha Minaroli. /abcnews.al