“O sot o kurrë”, Rama: Meta merr në mbrotje KÇK-në, nuk bën dot më pazare me drejtësinë

schedule16:14 - 5 Mars, 2020

schedule 16:14 - 5 Mars, 2020

 Nuk ja përmendi emrin për disa ditë rresht, por u rikthye në parlament, për ta akuzuar presidentin, se bashkë me median, opozitën dhe avokatin e popullit, por mbron grupet kriminale që janë nën shenjestër të paketës anti-KÇK.

“Ilir Meta ka të gjitha arsyet që sot të jetojë si një moment, o sot o kurrë. Sepse sot vija ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes po bëhet gjithmonë e më shumë e pafshirë me gomën e pazareve politike, kur vjen puna te drejtësia”, tha Rama.

Për më tej, Kryeministri përmendi shprehjet e preferuara të Ilir Metës, për t’i treguar se forca e shtetit nuk do të ketë mëshirë ndaj fijeve politike të lidhura me krimin.

“Ndihmon vazhdimin e punës me qetësi dhe drejtësi, të atyrë që kapin çfarë të kapin çdo ditë”, tha Rama.

Shqiptarëve që kanë bërë para në emigracion apo brenda vendit përmes punës, ju kërkoi të shfrytëzojnë aministinë fiskale.

“Nëse nuk doni të përfundoni në llojin e asaj vajzës me syze dielli, hapini sytë mirë, formalizo të ardhurat dhe asetet sepse do të kalojmë ligjin për penalizimin e atyre që nuk e bëjnë formalizimin. Jo vetëm kaq, por ne do të hyjmë edhe në rrjetin europian të kontrollit të aseteve të të ardhurave edhe jashtë shqipërisë”, u shpreh Rama.

Opozita parlamentare nuk hezitoi t’i kujtojë se në vitin e 7 si kryeministër, po flet si të ishte në ditën e parë.

“Do të ftoja Parlamentin të uronte zotin Rama për marrjen e postit të kryeministrit, sepse kto 7 vite nuk ka qenë Edi Rama kryeministri i shqiptarëve, por ka qenë një kloun i tij”.

Kuvendi kalon këtë seancë aktin normativ të njohur si anti-KCK, dhe ligjin e parë të kësaj pakete, atë për menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!