“O Pfizer ose vdisni nga virusi”! Rama debat me ndjekësit: Lexo, mos fol pa lidhje

schedule18:25 - 23 Shkurt, 2021

schedule 18:25 - 23 Shkurt, 2021

Shqipëria deri tani është furnizuar me doza vetëm nga “Pfizer”, ndërsa kryeministri Edi Rama u la derën hapur vaksinave ruse dhe kineze, por tha se nuk kanë marrë aprovimin e OBSH-së.

E ndërsa daljet publike dhe sqarimet nuk kanë munguar, debati ka vijuar edhe në Facebook mes kreut të qeverisë dhe qytetarëve. Njëri prej ndjekësve ironizon duke shkruar se për Ramën ka vetëm një alternativë, “Pfizer” ose qytetarët të vdesin.

Derisa t’i vijë radha popullit të thjeshtë, numri i të infektuarve dhe shifra do shkojë si në Amerikë. Për Ramën, o Pfizer ose vdisni nga virusi. Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër” shkruan qytetari.

Kreu i qeverisë i kërkon që të lexojë dhe të mos flasë pa lidhje. “Ku e degjove ti kete apo ti hyn tek ata qe kujtojne se vaksinat jane si zarzavate neper tezga dhe jam une qe dua vetem molle jo dardha e qershia! Informohu mire, degjo, lexo, kupto dhe mos fol pa lidhje”./ db/ Abcnews.al