“O me mua, o kundër meje”, Açka: Berisha na votoi të gjithëve në kryesi, hezitimi i Bashës i kuptueshëm

schedule19:47 - 26 Nëntor, 2021

schedule 19:47 - 26 Nëntor, 2021

Vetëpërmbajtja e kreut të PD Lulzim Basha ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për deputeten Flutura Açka është i kuptueshëm.

Këtë përgjigje Açka e ftuar në Radarin Informativ në ABC e argumenton duke e lidhur me historikun e tyre në PD, duke i konsideruar si 2 lidera të rëndësishëm. Situata e krijuar për shkak të “luftës” për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar, për të cilin Basha propozon datën 18 dhjetorin kurse Berisha datën 11, Açka thotë se është e trishtueshme. Ajo kërkon që Basha dhe Berisha të bëjnë konsensus në të kundërt sipas saj për shkak të sjelljes së Berishës partia mund të ndahet.

Është përplasje e së njëjtës gjë, janë liderë të rëndësishëm të dy, kanë histori të përbashkëta dhe e shikoj me keqardhje këtë situatë. Përplasja sapo ka filluar. Shikoj bazën, se më drejtohet me trishtim dhe më pyesin ju jeni me Bashën apo Berishën dhe kam keqardhje për këtë pyetje dhe s’dua të ma bëjnë. Nga këmbëngulja e zotit Berisha kam frikë se do të shkojnë në një ndarje të PD. Të dy si Basha dhe Berisha e kanë për hatër PD dhe duhet ta gjejnë një konsensus një marrëveshje në mënyrë të butë për të dalë nga ky kolaps.

Unë mendoj se Basha duhet ta bëjë ofrimin e një marrëveshjeje, fakti që zgjodhi një rrugë më të butë, tregon që Basha ka patur njëlloj hezitimi, që ka qenë normale, i kuptueshëm… Unë them se Basha është përsëri i hapur sepse s’ka ndërmend të ndryshojë mendim për zotin Berisha. Mendoj se Basha ka mundësi të bëjë një tolerim, po a është i gatshëm Berisha të bëjë prapa kthehu…”, tha ajo.

Sa i përket kërkesës së Berishës që të dorëhiqet Basha dhe anëtarët e kryesisë së PD, Açka tha se ka qenë vetë ish-kryeministri ai që i ka votuar dhe duhet ti respektojë.

“Unë kam qenë një nga të zgjedhurit e përzgjedhur nga Berisha. Berisha le të thoshte atëherë që kjo është e padrejtë. Vota e tij ka qenë një miratim i heshtur, unë e kam marrë votën e Berishës dhe unë e kam votuar Berishën në këto 30 vite. Berisha nuk zgjodhi rrugën statutore, e ka për obligim të vijë në këtë komision e shmangu këtë komision dhe zgjodhi rrugën e tij. Berisha na ka votuar ndaj ka obligim të na respektojë. Kur Berisha i thotë publikisht në emra në bazë përkthehet si linçime. Duke nisur nga unë. Vijnë demokratë të thjeshtë dhe duan të orientohen dhe më pyesin nëse nuk vendose për foltoren ne s’kemi punë me ty. Kjo lloj qasje o me mua o kundër meje është rikthyer”, shtoi Açka. be.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!