Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“O loti bukur” u bë viral, por paska të reja! Edhe “Dajo i Astirit” bën këngë? Ja premtimi publik

schedule17:55 - 11 Qershor, 2021

schedule 17:55 - 11 Qershor, 2021

Këtë të premte në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ishte i ftuar Shpëtim Hysa i cili për publikun është i njohur si Dajo i Astirit. “O loti bukur” është shprehja që edhe në ditët e sotme përdoret në mënyrë humoristike nga shumë njerëz, por që Dajo i Astirit filloi ta përdorte shumë shpesh gjatë pandemisë.

Gjendur përballë shumë ndjekësve dhe komentuesve në rrjetet sociale, Shpëtimi theksoi se në fillim familja e tij ishte e gjitha kundër por që në ditët e sotme janë ato që më së shumti e mbështesin.  Shumë personazhe publike dalin në videot e tij në Instagram dhe shumë nga to edhe e imitojnë duke e bërë fjalinë “o loti bukur” edhe pjesë të skenareve në programet e humorit.  Ermali e pyet se si ndihet kur sheh që e imitojnë, ai nënvizoi se e ka marrë me shumë sportivitet.

“Unë nuk mërzitem kurrë, madje së shpejti do shohësh akoma gjëra më të bukura. Në fillim ka qenë Visjani që e ka bërë dhe dashur pa dashur më bëri më shumë personazh”.

Madje ai tregoi se ka pasur oferta nga programet e shumta të humorit, por zgjodhi që të ketë programin e tij në radio.

“Pas pandemisë kam marrë shumë telefonata dhe oferta për kontrata televizive. Por, unë jam pak modest dhe më mirë zgjodha radion, ku kam emisionin tim dhe ndihem tek ajo radio si në shtëpinë time”.

Edhe Dajo i futet këngës, sepse shumë shpejt ai do të publikojë këngën e tij të parë. Ai tregoi se këngën nuk po e bën për të shkuar në evente, dasma, por e bën për qef. Shpetimi i premtoi Ermalit se nuk do ta shohi në asnjë event e se nuk e bën për lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!