Kryeministri Edi Rama në takimin me anëtarët e PS në Elbasan, tha se në këtë situatë të vështirë pandemie qeveria mbetet e angazhuar për ta fituar luftën me armikun e padukshëm, Covid-19.
Rama gjithashtu ironizoi kundërshtarët e tij, ndërsa theksoi se nuk kanë më çfarë t’i ofrojnë këtij vendi dhe se kërkojnë vetëm të përfitojnë nga pushteti: “Çfarë propozuan ata…Agron Duka ka firmosur për të qenë përsëri Ministër i Bujqësisë, kthehet në një sektor ku tani është në një tjetër nivel…Mediu kërkon të rikthehet në qeveri…o karrigen o s’ka…Shpëtim Idrizi me Vangjel Dulen duan të kthehen në qeveri…Edhe Nard Ndoka që në fund të fundit e meriton më shumë se të gjithë se na bën të qeshim…”, tha Rama.
Lexo edhe: Përplasja mes Boçit dhe Lucës, Rama: Pamë grushtimin e një punëkrijuesi të madh, iu grabit telefoni
Kryeministri gjatë fjalës së tij ndërsa u ndal tek lideri i Partisë Demokratike tha se përdoret nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.
“I kanë humbur shanset për ta drejtuar këtë vend, ndërsa sot janë të gjithë bashkë ndërkohë që në zgjedhje futen medemek veç e veç. Demokratëve ju thuhet votoni PD, por për çfarë për të marrë Monika Kryemadhin, apo të tjerët që nuk kanë çfarë t’i ofrojnë shqiptarëve. I kanë pasur të gjitha shanset që t’i tregojnë shqiptarëve se çfarë janë në gjendje të bëjnë.
Ne këtu nuk vijmë duke rrahur gjoksin për të thënë se çfarë kemi bërë, por për t’ju thënë se jemi në përpjekje për të bërë më të mirën, duke reflektuar në skuadrat tona atë që është kërkesa bazë e shoqërisë. Një pasqyrë ku gratë dhe vajzat janë një forcë e madhe jo sepse e kërkon ligji…Çfarë ofrojnë ata për Shqipërinë, një koalicion ku Iliri dhe Saliu vënë në thundrën e tyre drejtësinë, një koalicion ku Saliu, Ilir dhe Monika… “sepse Luli është një kukull për t’i dhënë buzëqeshje pamjes”, i bëjnë karshillëk dynjasë”, u shpreh kryeministri.
Gjithashtu ai u shpreh se taksa e sheshtë është për të rikthyer një barrë të padrejtë taksimi mbi mësuesit, infermierët, policët e këtij shteti.
“Ne kemi një plan veprimi mbi bazën e të cilit kemi parashikuar hapat që do të hedhim vit pas viti. Ne nuk propozojmë pulla mbi xham, ne do të heqim përfundimisht inspektorët, gjithçka do të digjitalizohet. Ne pagën minimale e çuam 300 mijë lekë e dimë që kjo nuk mjafton…Çfarë propozuan ata…Nuk kanë mësuar dhe nuk kanë reflektuar mbi asgjë sepse kanë qenë rrugëve gjatë gjithë kohës duke djegur mandate, duke kërcënuar me hedhje në erë të kutive të votimit…Agron Duka ka firmosur për të qenë përsëri Ministër i Bujqësisë, kthehet në një sektor ku tani është në një tjetër nivel…Mediu kërkon të rikthehet në qeveri…o karrigen o s’ka…Shpëtim Idrizi me Vangjel Dulen duan të kthehen në qeveri…Edhe Nard Ndoka që në fund të fundit e meriton më shumë se të gjithë se na bën të qeshim…”, tha Rama.
/abcnews.al/