Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka reaguar sërish për situatën e kanabisit në vend.
Në rrjetin social “Facebook” Hoxha publikoi pamje të procesit të kultivimit të kanabisit. “Bujqësi e blegtori”,- shkruan Hoxha, ndërsa shprehet se të ndërthurura bashkë krijojnë brand-in më të ri sipas tij të njohur “Made in Albania” në Bashkimin Evropian.
Lexo edhe: Artan Hoxha nxjerr videon e radhës, si thahet kanabisi në stallë mes lopëve
Gjithashtu ai thekson se tashmë nuk ka nevojë fare për subvencione nga shteti dhe as për pagë lufte.
Statusi:
“Natyre e qete …vjeshte 2020…
Bujqesi dhe blektori, te nderthurura bashke, krijojne brand-in me te njohur “Made in Albania” në Bashkimin Europian.
Dhe nuk kane nevoje fare, as per subvencione nga shteti, as per page lufte nga Ben Ahmetaj, madje nuk kerkojne as asistence sociale”, shkruan Hoxha.
https://www.facebook.com/artan.hoxha.900/posts/3315466561824322
/abcnews.al/