Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nxorëm qytetin nga errësira”, Rama: Berati, “dallëndyshja” që lajmëron pranverën e rikthimit të shqiptarëve në vendin e tyre

schedule20:47 - 10 Prill, 2026

schedule 20:47 - 10 Prill, 2026

BERAT- Kryeministri Edi Rama deklaroi se transformimi i qytetit të Beratit ka sjellë një kthesë të rëndësishme në trendin e emigracionit në vend.

Kryesocialisti Rama e cilësoi Beratin si “dallëndyshja”, që lajmëron pranverën e rikthimit të shqiptarëve në atdhe ”, duke theksuar se ky qytet është kthyer në një model pozitiv për zhvillimin dhe rigjallërimin ekonomik.

Sipas tij, Berati është qyteti ku numri i shqiptarëve që kthehen nga jashtë është më i lartë se ai i atyre që largohen.



Kryeministri u shpreh se investimet dhe ndërhyrjet në qytet kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë ndryshim. Ai theksoi se qeveria ka luajtur një rol kyç në nxjerrjen e Beratit nga “errësirat”, duke përmirësuar infrastrukturën dhe duke krijuar kushte që qytetarët të investojnë në pronat e tyre.

Sipas Ramës, shumë nga emigrantët që kthehen dhe po i shndërrojnë shtëpitë e tyre në burime të ardhurash përmes turizmit. Ai e cilësoi këtë zhvillim si fillimin e një përmbysjeje të trendit të largimeve nga Shqipëria.

“Berati falë transformimit të vet është bërë dallëndyshja që lajmëron pranverën e rikthimit të shqiptarëve në vendin e tyre. Berati është vendi, ku më shumë shqiptarë kthehen nga jashtë se sa ikin jashtë.

Në Berat është  shënuar fillimi i përmbysje së trendit të largimeve nga Shqipëria. Ne nxorën Beratin nga errësirat, ia hoqëm pluhurat, i motivuan njerëzit të investojnë në shtëpitë e tyre dhe ata që kthehen kanë një shtëpi, që mund ta kthejnë si instrument fitimi nga turizmi”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!