Nxjerrja e të dhënave të votuesve nga e-Albania, SPAK nis verifikimet

schedule11:37 - 12 Prill, 2021

schedule 11:37 - 12 Prill, 2021

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur verifikimet për nxjerrjen e të dhënave personale të votuesve në Tiranë. Burime zyrtare thonë për abcnews.al se janë duke verifikuar nëse ky database është vënë funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Siç raporton gazetari Ermal Vija, SPAK do të marrë kopjo të të dhënave te e-Albania në Kryeministri për të verifikuar nëse janë te njëjta me ato të publikuara.

Portali qeveritar E-albania është vënë në dyshim. Lapsi.al ka publikuar fakte se si PS zotëron të dhëna personale të votuesve që mund të jenë marrë nga zyrat e qeverisë.

 

Lidhur me këtë PD në një reagim kërkoi dje nisjen e hetimeve nga SPAK duke e cilësuar si shkelje të rëndë të privatësisë. Nga ana tjetër PS i ka mohuar akuzat. g.v/abcnews.al