“Nxënësit po ikin në Angli për punë të ndershme dhe në “shtëpi bari”, mësuesi nga Kukësi: Gjimnazi është përgjysmuar

schedule09:12 - 5 Shtator, 2022

schedule 09:12 - 5 Shtator, 2022

Dita-ditës po rritet ndjeshëm, numri i të rinjve shqiptarë që po largohen jashtë vendit. Ata zgjedhin që për një të ardhme më të mirë të ikin në një shtet tjetër dhe kjo gjë ka ndikuar edhe në shkolla, pasi numri i nxënësve është ulur shumë.

LEXO EDHE: “Ika me gomone”, flet shqiptari që punon në “shtëpi bari”: Rri brenda 18 orë në ditë, kam borxhe

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, mësuesi i matematikës dhe informatikës në shkollën “Adem Pista” në Zarishtë, ka treguar se në klasa ka më shumë vajza se djem, pasi këta të fundit janë larguar drejt Anglisë.

https://youtu.be/7x8Oqv-KR3U

LEXO EDHE: Ish-i dënuari për trafikimin e klandestinëve rrëfen skemat: Shqiptarët kanë paguar deri 28 mijë paund

Sipas tij, ka nga ata që largohen me familjen dhe nga ata që ikin në “shtëpi bari”.

Gjimnazi është gjysmë për gjysmë. Tani gjimnazi ka më shumë goca, derisa edhe ato të martohen dhe nisen për Angli me burrat.

Nuk është problemi i vendit të punës sime se dega që kam unë matematik-informatik premton. Problemi është që shkurtohen vendet e punës te të tjerët. Se nëse ikën rinia, për ca të duhet shkolla andej. Shumica andej punojnë punë të ndershme, jo të gjithë shkojnë me “shtëpi bari”. Shkojnë me familjen”, tha mësuesi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!