Nxënësit në panik, momenti kur tërmeti “shkund” një shkollë në Kinë

schedule08:10 - 2 Qershor, 2022

schedule 08:10 - 2 Qershor, 2022

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi dje Kinën. Kanali televiziv shtetëror i Kinës, CCTV ka publikuar momentin kur lëkundjet e forta ndihen në një shkollë në provincën jugperëndimore të Sichuan.

Dhjetra nxënës në panik shihen duke u ulur poshtë tavolinave të tyre dhe më pas dalin jashtë me duart mbi kokë.

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti i parë, në qarkun Lushan të Ya’an, goditi në një thellësi prej 17 km. Pasoi një tërmet i dytë, me magnitudë 4.5 ballë, i cili vrau të paktën katër persona dhe la 14 të tjerë të plagosur.

Sichuan është një zonë sizmike. Një tërmet me magnitudë 8.0 goditi Sichuan në 2008. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!