Nxënës, mësues e infermierë, kush janë të infektuarit për sot në Berat

schedule22:21 - 5 Shkurt, 2021

schedule 22:21 - 5 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se janë konfirmuar pozitivë për koronavirusin 1,089 qytetarë nga 4,270 testime të kryera.

Nga këto raste, 25 të infektuar u regjistruan në Berat.

ABC mëson se mes tyre janë 2 mësues në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat, 3 në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë-Vajgurore, 2 në shkollën e mesme “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore,  dhe 3 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Mbrakull.

Po ashtu, pozitivë për Covid-19 kanë rezultuar edhe 2 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz.

I infektuar është edhe një nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat, 6 në gjimnazin “5 Tetori” në Kuçovë dhe dy studentë.

Pozitivë kanë rezultuar edhe 2 infermierë në Qendrën Shëndetësore të fshatit Mbrakull në Poliçan, 2 punonjëse në një market në Berat dhe 7 punonjëse në tre fasoneri që operojnë në Berat. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!