Laçi mori tre pikë me vlera ndaj Teutës rivale. Kurbinasit iu falën një goli të Mentor Mazrekajt, por gjithsesi mundën të festojnë në fund. Trajneri Shpëtim Duro, pas ndeshjes foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Nuk ka të mëdhenj dhe të vegjël. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Sigurisht ka gabime si barazimi me Skënderbeun dhe humbja me Apoloninë. Kjo është fitore shumë e rëndësishme ndaj një skuadre me investime dhe kompakte. Laçi sot tregoi se është skuadër e fortë.
Duhet përqendrim në çdo moment. Mazrekajt nuk ja kam gjetur unë telat, por nëse unë do të vazhdoja te Partizani ai do të kishte karrierë të jashtëzakonshme sepse ishte 25 vjeç. Ata që erdhën pas meje nuk e vlerësuan dhe ai ra e luajti në nivele të ulëta.
Erdhi te Laçi me pak para, jo si Seferi dhe Bregu dhe mund të them se është lojtari më i mirë në Shqipëri. Është lojtar që jep gjithmonë maksimumin dhe ka vlera të padiskutueshme. Ishte shumë e rëndësishme pas fitores me Tiranën.
Do vazhdojmë sepse është shumë e vështirë për të rikuperuar pikët që Vllaznia i mori në fillim sepse tani kanë moral dhe janë një skuadër shumë e mirë. Nwabueze nuk ka pasur fat dhe tani i humbet e drejta për të goditur. Ia dhashë sepse ai i kishte goditur gjithmonë deri më tani.
Unë jam trajner që shoh stërvitjen, jo privatësinë e lojtarit. Mazrekaj është djalë shumë i mirë, stërvitet rregullisht dhe shënon. Shokët e duan shumë dhe cilësia nuk diskutohet. Nwabueze ka pasur probleme komplekse dhe me sytë. Po bën mirë dhe ka autoritet. E mban gjithmonë skuadrën kundërshtare në tension”, u shpreh Duro. /abcnews.al