Ermal Tahiri, ish-futbollisti i kombëtares dhe Dinamos, është i ftuar në emisionin “Pressing” në “ABC News”, si çdo të hënë. Takimi Kukësi-Laçi u diskutua fillimisht. “Kukësi është ekipi më në formë, po fitojnë bashkë me Tiranën. Nuk fituan vetëm prej eksperiencës, por prej të gjitha linjave. Kanë sulm të pandalshëm, kanë edhe Ethemin që vjen nga mbrapa.
Themi për ata të tjerët, por ai bën punën. Është më i miri te Kukësi. Nwabueze po kthehet kundër ekipit të vet, po i shërben vetës për të shënuar. Tani po kthehet në rol negativ për ekipin. Nuk është e rëndësi, duhen thënë gjërat siç janë. Në tre katër raste u kthye në egoist”.
“Abazaj, në këtë ndeshje nuk ishte mirë. Por shënoi gol dhe dha asist. I mori maksimumin ekipi. Nuk po i bie Nwabueze, ai po humb aftësinë, për të marrë përsipër më shumë seç duhet. Humbi 2-3 raste. Kualiteti i 4-5 lojtarëve të Kukësit vendosi fatet e ndeshjes”, u shpreh Tahiri. /abcnews.al