Kyrian Nwabueze është lojtari i momentit në Superiore. Sulmuesi i Laçit po i mahnit të gjithë dhe statistikat e tij janë të frikshme. Amerikano-nigeriani u transferua nga Drita në Kurbin gjatë verës dhe i mjaftuan 3 minuta për të gjetur golin e parë bardhezi.
26-vjeçari debutoi me gol në ndeshjen e parë kundër Hapoer Beer Shevës në Europa League (1-1), ndërsa në kampionat ka shënuar 11 gola në po kaq ndeshje. Forcë fizike, aftësi për të krijuar repart i vetëm, shpejtësi dhe cinizëm përpara portës.
Kualiteti dhe potenciali i tij po shihen nga të gjithë, teksa para transferimit në Kosovë është aktivizuar te Pobeda dhe Gorica. Periudha në Slloveni ishte e vështirë, siç përmendet edhe në një nga mediat sportive shqiptare.
Klubi i zbuloi problemet në zemër dhe iu ndërpre kontrata, pavarësisht këmbënguljes se lojtarit që kishte marre garancinë e mjekut.
Abc News mëson se Nwabueze ka bërë një ndërhyrje më SHBA te kardiologu më i mirë në botë dhe të gjitha testet fizike i kalon me sukses. Ai ka garancinë e mjekëve për të luajtur dhe vetë Nwabueze nuk ndjen asnjë shqetësim.
Sigurisht janë të shumta klubet që kanë pasur frikë ta transferojnë sulmuesin prej problemit që ka në zemër. Tirana në Superiore është stepur, Kukësi po ashtu, ndërsa Laçi guxoi, i besoi dhe po merr frytet e këtij investimi.
Fakti që goleadori gjatë këtyre viteve ka luajtur rregullisht tregon në njëfarë mënyre se situata nuk është shumë shqetësuese. /abcnews.al