Nustricionisti këshillon: Kujdes me qumështin e pasterizuar, këto janë dëmet që i shkakton trupit tonë

schedule08:55 - 10 Maj, 2024

schedule 08:55 - 10 Maj, 2024

Nutricionisti Altin Joka ka dhënë disa këshilla shumë të rëndësishme këtë të premte në emisionin “ABC e Mëngjesit”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se nuk duhet të konsumoni shumë qumësht, pasi në të ndodhen 59 hormone, të cilat sjellin vdekjen  e ngadaltë në trup.

Sipas Jokës, qumështi i pasterizuar sjell sëmundje të ndryshme, nga artriti, astma, kockat dhe deri tek dëmtimi i mëlçisë.

Shumica e ushqimeve që ne konsumojmë sot janë të përpunuara, një ndër ta është dhe qumështi. Ne duhet të bëjmë një nivel krahasimi, qumështi me një soda është më i shëndetshmi, ndërsa me një lëngë karrote është më pak.

Ultrapasterizimi është një ngrohje që dëmton aminoacidet dhe enzimat që janë bazat tona të papërpunuara.

Problemi kryesor që qumështi ka është i laktozës. Shumica nuk e dinë që kanë probleme me laktozën. Qumështi ka sjellë ardhjen e shpejt te pubertitetit te pubertitetit dhe mestruacioneve te vajzat.

Po të shikoni vendet si Irlanda apo Finlanda që konsumojmë më shumë qumësht kanë probleme me artritin. Ka ikur teoria që po të konsumosh qumësht nuk ke probleme me kalciumin”, u shpreh ai.

Më tej, Joka u ndal dhe te konsumimi i kokoshkave çdo ditë, i cili sjell shumë të mira te individi.

“Kokoshkat janë të shëndetshme nëse nuk i zhytni në kripë dhe gjalpë. Madje, sipas një studimi, konsumimi i kokoshkave rrit shanset për të ngjizur një fëmijë”, shtoi ndër të tjera nutricionisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!