Nusret e pëson keq pas videos së bujshme

schedule12:18 - 27 Janar, 2021

schedule 12:18 - 27 Janar, 2021

Shefi i famshëm turk, Nusret Gökçe, është gjithmonë në qendër të medieve. Së fundmi, prokuroria turke ka nisur hetimet ndaj tij, pasi një ankese të bërë nga një ndjekës i Nusret në Instagram.

Gjithçka nisi kur ky i fundit postoi në rrjetin social një video, në të cilën shfaqeshin pjesët intime.

Ndjekësi shfaqi shqetësimin e tij duke e cilësuar si prishje të moralit të njerëzve, pasi shefi i njohur ka plot 33 milionë ‘followers”.

Tashmë, sipas mediave turke, pritet që prokuroria të marrë një vendim lidhur me Nusret.

Kujtojmë që në vendin tonë, shefi i kuzhinës bëri bujë pas publikimit të një video nga një prej restoranteve të tij në Dubai, ku shfaqeshin duke darkuar ministrat Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku si edhe këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!