Nusja telefonon policinë dhe ndërpret dasmën: Nuk e dua burrin

schedule08:05 - 19 Korrik, 2021

schedule 08:05 - 19 Korrik, 2021

Një grua në rrethin Nagpur në Indi ndërpreu dasmën e saj dhe telefonoi policinë duke u thënë se nuk i pëlqente burri me të cilin po lidhte kurorë.

Dasma do të bëhej në orë 12 në mesditë në një vendpushim pranë Ramtek të martën, tha një zyrtar i policisë, përcjell abcnews.al.

Por vetëm një orë para, gruaja bëri një telefonatë në polici dhe tha se nuk donte të martohej me dhëndrin pasi ishte e dashuruar me dikë tjetër.

Familjarët e dhëndrit u zemëruan dhe kjo solli tensione të nxehta. Inspektori Pramod Makeshëar dhe kolegët e tij nxituan në vend dhe morën anëtarët e të dy familjeve në stacionin policor Ramtek.

Familjarët e dhëndrit të tensionuar u qetësuan dhe dasma u ndërpre. Gruaja me sa duket i kishte thënë nënës së saj një javë më parë se ajo nuk donte të martohej me burrin që kishin zgjedhur për të, tha një zyrtar. g.v/abcnews.al