Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuredini dëgjoi në radio policie se…”, rrëfehet Skerdi Tase: Për vrasjen e Emiljano Ramazanit jepeshin 130 mijë euro. Paratë i solli një grua

schedule13:05 - 15 Korrik, 2025

schedule 13:05 - 15 Korrik, 2025

Vijon të dëshmojë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase, në kuadër të procesit ‘Plumbi i Artë’. Tase tha se pas dështimit të atentatit të dytë ndaj Aredin Beharit në vitin 2019, u largua drejt Gjermanisë.

“Pas atentatit të dytë ndaj Aredin Beharit ika disa muaj në Gjermani. Me Henrikun u takova në 2020 kur ky ishte vënë në kontakt dhe me Nuredin Dumanin. Henriku me tha i ke parë 4 vrasjet në Durrës, kam marr pjesë dhe unë, pse ike do kishe marr ndonjë lek. Henriku ishte në merak se mund t’i dilte gjë për vrasjet, sidomos te vëllezërit Haxhia pasi mund t’i dilte gjurma gjakut që kishte lënë në makinë. Më pas mora vesh që “kusho” që Henriku i referohej ishte Nuredin Dumani.” thote ai.

Më kthimin në Shqipëri, Tase rrëfen se iu ofrua të merrte pjesë në vrasjen e vëllai të Talo Çelës, Bujar Çela, vrasje e kërkuar nga Nuredin Dumani të cilit sipas tij thërrisnin ‘kusho’

“Fillimisht m’u ofrua të merrja pjesë në vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës, morëm 5 mijë euro kapar diku në një fshat të Peqinit. Na treguan makinën që levizte Bujar Çela, por ne nuk donim ta vrisnim, edhe kur e shikonim e anashkalonim. Nuredini e kuptoi pastaj.

Pastaj vendosëm të mernim pjesë tek vrasja e Emiljano Ramazanit, pasi për Bujar Celën teksa po e ruanim njëherë na u identifikua makina ‘Pasat’ që do përdornim. Nuredini e dëgjoi në radion e policisë që u dha si targë e dyshimte.

Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro, këtë kohë shkonim përdit në Elbasan, përdornim makina me qira, makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin, kishim 4 armë, 2 kallash dhe 2 pistoleta, ditën e ngjarjes jemi nis herët për Elbasan, na vinin info nga Nuredini është në palestër është këtu është atje, në palestër s’na u duk e përshtatshme për ta vrarë, dhe e lamë kur të vinte te shtepia, e pritëm te pallati, sapo ai parkoi, zbrita nga makina, Henriku ishte shofer, iu afrova e qëllova disa herë, në kokë dhe në qafe me pistoletë.

Dogjëm makinën dhe u larguam me makinën me qira që kishim ardhur nga Tirana, i ramë nga Rrogozhina, armën e krimit e lamë nnë një vend rrugës që e dinte Nuredini pasi do vendosej diku për të akuzuar një person tjetër. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen edhe pse sipas muabeteve na binte nga 60 mijë. Lekët i ka sjell një grua, Klara, Henriku më tha emrin e saj.” vijon rrëfimin në GJKKO Skerdi Tase.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!