Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nura: Filozofia e protestës dështoi! Organizatorët të shkëputen nga korbat!

schedule13:39 - 7 Korrik, 2026

schedule 13:39 - 7 Korrik, 2026

Analisti Artur Nura, në një intervistë në “Newsline” në ABC News, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me protestat, duke theksuar se rruga drejt integrimit europian kalon përmes dialogut dhe jo dhunës.

Sipas Nurës, reagimi i Gjermanisë për situatën përbën një mesazh të qartë se përdorimi i dhunës nuk është i pranueshëm në një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ai shtoi se organizatorët e protestave duhet të marrin përgjegjësi për të shmangur përsëritjen e incidenteve dhe të distancohen nga ata që nxisin përplasje.



“Duhet diplomacia mbi dhunën. Dhe reagimi i Gjermanisë është një mesazh i drejtpërdrejtë. Ai bëri thirrje që mos ketë dhunë sepse nëse do shkojmë në Europë mënyra e dhunshme nuk janë të duhurat. Kush ka shkelur ligjin duhet ndëshkuar. Por duhen mbajtur përgjegjësitë që dhuna të mos përsëritet që protesta që besoj do jene edhe sot, sigurisht në mënyrë modeste. Ata që janë organizatorë duhet të kenë kurajo të shkëputën nga korba. Me Iranin i kemi shkëputur marrëdhëniet, me Rusinë raportet po ashtu janë të qarta. Por influenca e tyre nuk shkon me interesat e shqiptarisë që janë Perëndimore”, tha ndër të tjera Nura.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!