“Numri i turistëve tregoi se Shqipëria është një vend i sigurt”, ministri Hoxha: Policia do implimentojë projektin ‘Smart Citty’ në 20 qytete

schedule11:25 - 31 Janar, 2025

schedule 11:25 - 31 Janar, 2025

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në prezantimin e anketimit për matjen e përceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit, u shpreh krenar për punën që është bërë nga blutë dhe besimin e fituar te qytetarët.

Ai deklaroi se numri i turistëve tregoi se Shqipëria është një vend i sigurt. Sipas ministrit, Policia e Shtetit do implimentojë projektin ‘Smart Citty’ në 20 qytete për informimin në kohë reale të ngjarjeve që po ndodhin.

“Policia e Shtetit ka bërë hapa të mëdhenj dhe të sigurt. Si drejtues i Ministrisë së Brendshme, jam krenar të them që ne kemi krijuar vlera shumë të mëdha. Në dekadën e fundit, përceptimi i fundit është transformuar ndjeshëm. Ne kemi dëgjuar shqetësimet e qytetarëve sepse besojmë që duke qendruar më pranë, gjithçka mund të zgjidhet.

65% për qindi e qytetarëve e vlerësojnë punën e policisë si të mirë ose shumë të mirë. 67% besojnë se policia gëzon respekt ndaj qytetarëve. 82% e qytetarëve ndihen më të sigurt në zonën ku jetojnë.

Këto shifra ne na bëjnë krenarë dhe na jep motivim të punojmë më shumë.

Fakti që policia u vizitua nga dy milionë turistë kjo tregon që puna e sigurisë kanë qenë shumë e mirë dhe tregon që Shqipëria është një vend i sigurt.

Policia e Shtetit do të implimentojë projektin ‘Smart Citty’ në 20 qytete për informimin në kohë reale të ngjarjeve që po ndodhin.

Sot ne jemi në rrugën e duhur dhe kjo nuk është vetëm meritë e imja. Jemi këtu për të shërbyer dhe për të mbrojtur”, tha Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!