Numri i të infektuarve rritet, e gjithë Moska futet në karantinë

schedule22:49 - 29 Mars, 2020

schedule 22:49 - 29 Mars, 2020

Autoritetet në Moskë do të vendosin masa më shtrënguese për qytetarët duke nisur nga e hëna. Vendosja e masave të reja vjen si përpjekje për të “përmbajtur” sa më shumë përhapjen e koronavirusit.

Sipas Sergei Sobyanin, qytetarët e Moskës do të lejohen të dalin jashtë shtëpive vetëm për të blerë ushqim apo ilaçe në dyqanin apo farmacinë më të afërt. Gjithashtu do të lejohet dalja për të shëtitur qenin apo për të nxjerrë plehrat.

Sa i përket personave që shkojnë në punë, edhe ata do të lejohen që të dalin nga shtëpitë ndërsa në ditët në vijim autoritetet do të prezantojnë një sistem të lejeve.

Sobyanin deklaroi:

“Gradualisht do të vazhdojmë të shtojmë masat shtrënguese sepse kështu e kërkon situata.”

E gjithë Moska do të futet në karantinë duke nisur nga e hëna. Si në vende të tjera të botës, tashmë qytetarëve u është kërkuar që të qëndrojnë 1.5-2 metra larg njëri-tjetri dhe të praktikojnë distancimin social.

Deri më tani, Rusia numëron 1,534 raste të konfirmuara me koronavirus dhe tetë viktima. /abcnews.al