Numri i të infektuarve me Covid në Belgjikë pritet të arrijë kulmin gjatë janarit

schedule15:38 - 7 Janar, 2022

schedule 15:38 - 7 Janar, 2022

Numri i të infektuarve me Omicron në Belgjikë pritet të arrijë kulmin në mes të janarit, sipas ekspertit, Steven Van Gucht, gjatë një konference për shtyp. Sipas parashikimeve, me 15 janar rastet e reja në 24 orë në Belgjikë do të variojnë nga 30.000-125.000 (në krahasim me 28.000 në 4 janar), pra deri në katër herë më shumë se sot.

Në të njëjtën kohë, piku i shtrimeve në spital nga Covid-19 pritet të rritet deri në  fund të janarit. Gjithashtu vlerësohet se rajoni i Brukselit, ku vetëm 23.2% e popullsisë ka marrë dozën përforcuese, në krahasim me një mesatare prej 39.7% në të gjithë Belgjikën, do të jetë rajoni më i prekur.

Gjithashtu numri i rasteve pritet të rritet për shkak të Omicron. Numri i të shtruarve në spital ka shfaqur sërish një tendencë rritëse (+ 20%) në shtatë ditët e fundit. Sipas gazetës “Le Soir”, virologu Steven Van Gucht tha: “Vala e pestë po bëhet intensive, me një numër rekord të infektuarish. Omicron është më i butë, me një rrezik 50% deri në 75% më të ulët për të zhvilluar simptoma të rënda.

Sipas Van Gucht, doza përforcuese redukton me 80%  mundësinë e zhvillimit të simptomave të rënda. Ai gjithashtu vuri në dukje se 4.4 milionë persona në Belgjikë kanë marrë tashmë dozën përforcuese ose pak më shumë se 39% e popullsisë totale.

Belgjika ka regjistruar 2,206,992 raste dhe 28,446 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!