Zëvendësdrejtori i CIA-s thotë se do të jetë e vështirë për Rusinë të rifitojë territorin që e ka humbur në rajonin e Kurskut. Duke folur në samitin e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare në Uashington, David Cohen tha se rëndësia e pushtimit të Kurskut “mbetet për t’u parë”, shkruan skynews.
“Unë mendoj se pritshmëria jonë është që kjo të jetë një luftë e vështirë për rusët”, pohoi Cohen.
Ai tha gjithashtu se Putini do të duhet “të përballet me pakënaqësitë” për humbjen e territorit rus. Ukraina pretendon se tani kontrollon 100 vendbanimeve në rajonin e Kurskut, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të ecin përpara në rajonin lindor ukrainas, Donetsk.