Numër rekord vdekjesh gjatë 2020-tës nga pandemia

schedule20:07 - 22 Janar, 2021

schedule 20:07 - 22 Janar, 2021

Rreth një vit tashmë e mbërthyer nga pandemia ,Shqipëria ka regjistruar shifra rekord të vdekjeve gjatë vitit 2020 .

Të dhënat e Gjendjes Civile të siguruara nga Monitor   raportojnë se gjatë vitit që lamë në vend kanë humbur jetën  28 mijë persona.

Nëse bëjmë një krahasim të  kësaj shifre me vitin 2019 rezulton se  në vend ka pasur 6 mijë vdekje më shumë ose e përkthyer në përqindje rreth 28%.

Këto të dhëna tregojnë nivelin më të lartë të humbjeve të jetës që raportohen që prej vitit 1990.

Numri i personave që kanë humbur jetën gjatë vitit të pandemisë është i lartë edhe nëse marrim një mesatare vjetore të viteve të fundit, ku numri i personave që kanë ndërruar jetë brenda një viti vijon nga 20- 22 mijë.

Nga të dhënat rezulton se rritja rekord e numrit të personave që kanë humbur jetën ka qenë në 3 mujorin e fundit të vitit që lamë pas.

Kjo konfirmohet edhe  nga numri i lartë i vdekjeve ditore të raportuara nga ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë INSTAT ka raportuar të dhënat vetëm për 9 muaj ku përsëri konstatohet një rritje e konsiderueshme e personave që kanë ndërruar jetë.

Gjatë periudhës korrik –shtator në vend është regjistruar një dyfishim i numrit të personave që kanë humbur jetën. Sipas të dhënave demografike të INSTAT rritja e humbjes së jetëve në tremujorin e tretë rezulton të jetë 25,7 % ose 1288 persona më shumë.

Por edhe nëse të dhënat i krahasojmë si 9 mujor diferenca është e madhe. Në 9 muajt e 2019 kanë humbur jetën 16 mijë e 516 persona  nga 17 mijë e 398  gjatë këtij viti  ose rreth 900 persona më shumë.

Po mesa duket pandemia COVID ka shtuar numrin e vdekjeve  edhe në vendet e Evropës ku vërehet se në Itali apo Spanjë numri i personave që kanë ndërruar jetë rezulton të jetë  më e lartë se mesatarja e 5 viteve të fundit

Numri i vdekjeve

2020                  28 mijë vdekje

2015-2019       21.9 mijë vdekje

Vdekjet si 9- mujor sipas INSTAT

2016        15,606 persona

2017       16.824 persona

2018        16.346 persona

2019        16.516  persona

2020        17.398 persona

Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej 28%, duke shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT raporton të dhënat.

/abcnews.al/