Nuk zbatuan masat anti-Covid në ditët e fundit, gjobiten 1,378 qytetarë

schedule15:49 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 15:49 - 14 Dhjetor, 2020

Në ditët që kemi lënë pas, policia ka gjobitur 1,378 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat anti-Covid.

Policia e shtetit njofton se, 1, 334 qytetarë janë ndëshkuar me nga 3.000 lekë për mosvendosjen e maskës mbrojtëse, 6 të tjerë  janë ndëshkuar me nga 700.000 lekë, pasi nuk zbatuan vetë-karantinimin e detyrueshëm, 2 administratorë biznesesh janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin në subjektet e tyre, në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Edhe 36 persona janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, pasi u kapën duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 29 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.  Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë dhe më pas janë lënë të lirë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!