“Nuk vjen trajner si De Biasi, Trashi tregoi se edhe Superiorja ka lojtarë”

schedule23:06 - 14 Tetor, 2019

schedule 23:06 - 14 Tetor, 2019

Andi Lila, lojtari i Tiranës dhe i kombëtares, ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Pressing” në ABC News pas fitores së Shqipërisë me rezultatin 4-0  ndaj Moldavisë. Kavajasi flet për modulin dhe gjithçka lidhet me kuqezinjtë dhe të ardhmen. Sigurisht një koment edhe për trajnerët italianë që kanë drejtuar Shqipërinë kohët e fundit.

“Përderisa bëmë një ndeshje shumë të mirë kundër Turqisë, sot ishte koha për të marrë rezultat. Skuadra po rritet avash-avash. Trajneri Reja ka kuptuar se me 3-5-2, pasimi duhet të jetë shumë i shpejtë, ekipi duhet të jetë me atletik. Kjo është një strategji afatgjatë dhe lojtarët duhet të përshtaten me këtë skemë”.

“Trajneri u ndryshuar në mes dhe duhet kohë përshtatje. Mendoj se është në rrugën e duhur. Shpresoj të vazhdojmë në të njëjtat ritme edhe në dy ndeshjet e  mbetura. Duhet parë edhe drejt sezonit të ri. Kam djem të ri. Pashë Trashin dhe m’u bë qejfi, pasi edhe nga kampionati shqiptar dalin lojtarë që paraqiten mirë në formacion në kombëtare. Duhet parë nga moshat e reja, tek akademitë dhe futbolli jonë të rritet”.

“Në çdo fushë të jetës ka cikle. Për disa do mbarojë një ditë. Kombëtarja ka një trashëgimi të mirë. E thashë, duhen parë nga të rinjtë, edhe nga ata në vend. Edhe ata që kanë emigruar në vitet ’90. Shumë lojtarë luajnë në ekipe të mira moshash. Po rriten gradualisht në akademitë më të mirë. Kombëtarja është në duar të sigurta. Edhe Reja po bën një punë të mirë, edhe pse unë nuk kam punuar me të”.

“E shikoj nga jashtë Rejën dhe më duket pozitiv. Me Francën mori përgjegjësitë dhe kjo i bën lojtarët të japin 100 për qind dhe 10 për qind për trajnerin. Si Gianni De Biasi është vështirë të rikthehet. Është i vetmi që e ka çuar në Europian. Me trajnerin Panuçi kishim marrëdhënie normale, ishte serioz. Nuk pati rezultate dhe u largua. Më pëlqen moduli 3-5-2 dhe duhet të luhet edhe te moshat ashtu, pasi kur vijnë tek ekipi i parë e kanë më të lehtë. De Biasi luante me 4-3-3 klasike. Lojtarët i kemi dhe kombëtarja e ka të ardhmen e sigurt”. /abcnews.al