Ajo që ndodhi mesditën e sotme mes Berishës dhe Alibeajt në Kuvend, ku ish-kryeministri shtyu nga foltorja ish-ministrin e tij të Drejtësisë ishte përmbyllja ditore e një konflikti që kishte nisur që paraditen e sotme mes të dyve në selinë e PD-së.
Berisha dhe Alibeaj debatuan për minuta të tëra me njeri-tjetrin në selinë e demokratëve. Më poshtë, sjellim të plotë debatin mes tyre:
Debati Alibeaj-Vokshi
Siç raportoi më herët abcnews.al, debati nisi fillimisth mes Vokshit dhe Alibeajt ku deputetja i kërkoi atij rikthimin në Grupin Parlamentar të PD-së të deputetëve që ishin përjashtuar prej tij në janar të këtij viti. Alibeaj tha se nuk mund të zhbënte me vullnet personal një vendim të marrë në mënyrë kolegjiale nga strukturat drejtuese të partisë.
“Jemi 5 deputetë të përjashtuar. Duhet të bëni kërkesën në Kuvend”, tha Vokshi.
Ndërsa, Alibeaj është përgjigjur: “Znj.Vokshi nuk bej dot unë me vullnet personal vendime që janë marrë nga organe të partisë.”
Alibeaj vs.Berisha
Ndërkohë, gjatë mbledhjes Sali Berisha i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se është i përzgjedhuri i Taulant Ballës dhe jo i Grupit të PD-së.
“Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të perfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.”
Alibeaj nga ana tjetër sqaroi se nuk është peng i askujt.
Me tone të larta ka ndërhyrë Flamur Noka, i cili i kërkoi Alibeajt që të mos i ndërpriste fjalën Berishës.
Ndërsa, duke u kthyer tek procesi i zgjedhjes së Presidentit, ish-kryeministri Berisha u shpreh se ai që ndihet opozitar i vërtetë, nuk mund të marrë pjesë në atë që ai e cilësoi “proces mafioz të zarfeve sekrete.”
Debati
Berisha – Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.
Alibeaj-Berishes: Peng je ti.
Noka -Alibeajt: Mos i fol ashtu…
Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.
Berisha – Aliabeajt: Ai qe ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund ta imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.
Alibeaj dhe Berisha debatuan edhe në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ku Berisha tha se do të zgjidhej në krye të shtetit një person që donte Rama dhe se Alibeaj po i përdorte deputetët e PD për qëllime të Ballës dhe Ramës.
“Do ishte ide shumë e mirë. Jeni të ftuar në mbledhjen tjetër të grupit për të ndjekur qëndrimet. Është Presidenti i Shqiptarëve jo i partive politike. Të mbajmë qëndrimin tonë.”
“Sa kohë që flitet për një konsultim kolegjial. Qëndrimi do jetë që sintetizon shumicën e deputetëve. Votimi është i saktë.”
“Berisha brenda dhe vjen i paftuar kjo është e qartë. Ai është qëndrim i konsultuar me 32 deputetë. Shumica ranë dakord për pakicën e parimeve për bashkimin e demokratëve. Qëndrimet e tjera ju i dini. E njëjta logjikë e konsultimit individual për president. Cdo deputet e ka të drejtën të bëjë propozime. Dhe do jetë grupi në fund që do vendos. Ka e thjeshtë.” tha Alibeaj. /abcnews.al