Nuk u kujdesën për gjyshen e infektuar me Covid, rusi hyn në spital i maskuar si mjek

schedule08:45 - 30 Tetor, 2021

schedule 08:45 - 30 Tetor, 2021

I shqetësuar se stafi i spitalit nuk po kujdesej për gjyshen e tij, në një repart për pacientët me Covid-19, një rus ka hyrë fshehurazi në një klinikë në Siberi dhe, i veshur si mjek është kujdesur vetë për gjyshen e tij.

Sergei, tha për Rain TV se kishte veshur një kostum mbrojtës dhe hyri në repartin e spitalit në Tomsk. Për tre ditë ai u kujdes për gjyshen e tij, duke i dhënë asaj ushqim dhe pilula, ndërsa i ndërronte edhe fashat dhe pelenat. Madje, burri dërgoi një video në Reuters ku, siç pretendon ai, shfaqet teksa kujdeset për gjyshen e tij të moshuar në spital.

Autoritetet lokale në Tomsk, një qytet 3000 kilometra larg Moskës, thanë se po hetonin ngjarjen. Zëvendësguvernatorja e Tomskut, Alyona Lefko tha se ishte ngritur një komision për të hetuar rastin.

Ankesa për Rain TV erdhi në një kohë kur spitalet ruse po luftojnë me një valë të re infeksionesh. Të premten Rusia regjistroi 1,163 viktima, dhe vendi rivendosi masat lokale për shkak të përhapjes së koronavirusit./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!