“Nuk t’i jap dokumentet”, arrestohen babë e bir pasi dhunuan policët në Berat

schedule10:28 - 7 Prill, 2021

schedule 10:28 - 7 Prill, 2021

Berat – Dy persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit në qytetin e Beratit për shkak se kanë kundërshtuar dhe dhunuar punonjësit e policisë.

Të arrestuarit janë babë e bir, Bledar Qolja44-vjeç dhe Briano Qolja, 19 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. Q., 44 vjeç dhe B. Q., 19 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat.

Këta shtetas, në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!