Marco Verratti ka vendosur për të ardhmen. Mesfushori pranuar të zgjasë kontratën e tij me gjigantët francezë të PSG-së, deri në vitin 2024, raporton “RMC Sport”.
Mesfushori i Italisë, i cili luan për PSG-në që nga viti 2012, besohet të ketë nënshkruar një kontratë të re tre-vjeçare, pasi marrëveshja e tij aktuale përfundonte në verën e 2021.
Verratti u bashkua me kampionët e Francës nga Pescara dhe asnjëherë nuk ka luajtur në Serie A, pasi skautët e PSG-së u mjaftuan me atë që panë gjatë kohës kur italiani luante në Serie B.
Ai ndër vite ka qenë i lidhur vazhdimisht me një transferim te Juventusi, por duket se do të mbetet në Ligue 1. Verratti ka 36 ndeshje për kombëtaren e Italisë, duke shënuar tre herë./abcnews.al