Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi kanë tentuar t’i largohen policisë italiane pasi iu kanë nxjerrë tabelën për të ndaluar me mjetin e tyre.
Bëhet fjalë për Marcos T., 44 vjeç dhe Emilian C., 32 vjeç, të cilët kanë tentuar t’i shpëtojnë drejtësisë.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Ravenna të Italisë.
Më pas, policia i ka ndjekur, ndërsa shqiptarët kanë dalë nga rruga, kanë lënë makinën dhe janë arratisur me këmbë.
Ata kanë tentuar të fshihen mes ferrave, por janë kapur nga Policia./abcnews.al/