Nuk respektuan masat anti-covid, gjobiten 863 qytetarë në 24 orë

schedule14:10 - 12 Mars, 2021

schedule 14:10 - 12 Mars, 2021

Në 24 orët e fundit në vend janë gjobitur 863 qytetarë që nuk kanë respektuar masat anti-covid. Kështu, me 3.000 lekë janë gjobitur 763 qytetarë që janë kapur pa maskat mbrojtëse.

Me të njëjtën masë administrative u ndëshkuan 100 persona që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat.

Po ashtu, tre qytetarëve që janë kapur duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00 janë gjobitur me 10.000 lekë. sb/abcnews.al/