PSG ka marrë një goditje të rëndë gjatë ditëve të fundit sepse Kylian Mbappe ka refuzuar ofertën e rinovimit dhe i ka bërë të qartë klubit se nuk ka në plan të qëndrojë gjatë në Paris.
Klubi tashmë është në një udhëkryq të madh. PSG e bleu në vitin 2017 për 180 milionë euro dhe tashmë nuk dëshiron që në verën tjetër, kur kampionit të botës i mbaron kontrata, ta humbë me parametra zero.
Nga Franca bëjnë me dije se për herë të parë në këtë verë PSG po mendon shitjen e Mbappe. Kjo ndodh vetëm nëse vjen oferta e duhur.
180 milionë euro duan nënkampionët e Francës, nga të cilat 145 shkojnë në arkat e PSG dhe 35 të tjera te Monaco, sipas kontratës së nënshkruar 4 vite më parë.
Real Madrid tashmë e di mirë dhe si i vetmi klub i pëlqyer nga Mbappe, duhet me patjetër të nisë lëvizjet për të bërë ofertën e duhur për të riun. /abcnews.al