Artistja nga Fieri, Egla Memaj është një nga më të spikaturat në fushën e qendistarisë. Ajo ka realizuar tre ekspozita me tablo të punuar me gjilpërë, duke pasur shumë sukses.
Së fundmi, gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, Egla ka treguar se ndonëse qendistaria është një art i rrallë, interesi i publikut nuk është shumë i madh. Ajo ka theksuar se ka zgjedhur të mos e shoh si biznes, pasi dëshiron të jetë e qetë shpirtërisht si artiste.
“Nuk do tregohesha e drejtë nëse do thosha që ka ndonjë interes të madh. Nuk dua të shes sukses në ajër kot përsa i përket pjesës së shitjeve, por janë të paktë. Në momentin që t’i e nis nuk mendon se kujt do ja shesësh, e bën dhe e punon, sepse e do, nuk jeton dot pa të. Ky mendoj që është qëllimi i vërtetë i artit. Pra, unë deri më tani nuk kam bërë asnjëherë porosi. Nuk e kam parë asnjëherë si biznes, po ta shihja si biznes, mund të isha shumë herë më mirë. Mirëpo, shpirtërisht si artiste nuk do të isha mirë”, u shpreh Memaj./abcnews.al